KULTURA TURISTIKE: NJË RRUGË DREJT PROMOVIMIT TË TRASHËGIMISË
KULTURORE DHE TURIZMIT MJEDISOR
Mbi projektin aktual
Ideja për zhvillimin e një projekti të lidhur me turizmin ka ardhur për shkak të veçorive të zonës. Rrjedhimisht edhe titulli shpreh këtë ide.
Duke qenë zonë bregdetare që vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit ka filluar të shfytëzohet për qëllime turistike, sikurse ka ndodhur edhe në zona të tjera me veçori të ngjashme është zhvilluar më së shumti në bazë të sipërmarrjeve private sesa atyre publike. Në këto kushte sipërmarrësit kanë ndjekur më shumë interesat e tyre sesa ato komunitare dhe publike. Afërmendsh që këto interesa herë përkojnë e herë jo me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Kështu vihet në diskutim edhe pëlqyeshmëria për turistët.
Duke patur ndërmend gjithë këto, togfjalëshi ‘kulturë turistike’ është vendosur në krye të titullit. Duke rritur pëlqyeshmërinë e turistëve, zonat turistike kanë mundësinë të rrisin edhe konkurimin me sukses me mjedise të ngjashme.
Në kushtet e dixhitalizimit dhe globalizimit, ofertat turistike të zonave bregdetare janë mjaft të ngjashme. Për t’u dalluar prej zonave të tjera, përfshirja e trashëgimisë kulturore në formimin kulturor turistik të banorëve të zonës është përparësi, meqenëse në trashëgiminë kulturore të çdo zone ka përherë diçka autentike, qoftë edhe fare të vogël.
Kultura turistike gradualisht krijon një imazh të veçantë të cilësdo zonë duke e bërë atë të dallueshme nga të tjerat. Ky proces gradualisht ndikon në formimin e imazhit të qëndrueshëm të turizmit të zonës.
Qëllimi i projektit
Të gjenerojë kulturë turistike te nxënësit, mësuesit, komuniteti i shkollës dhe ai i zonës duke kontribuuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit mjedisor të zonës.
Një qëllim i tillë promovon kulturën dhe turizmin e zonës te fëmijët dhe të rinjtë dhe ndikon që ky institucion arsimor të jetë pjesë integrale e promovimit të këtyre llojeve të turizmit.
Kështu, qëllimi në fjalë i shërben sa formimit të përgjithshëm social e kulturor të nxënësve, komunitetit të shkollës dhe komunitetit më të gjerë të zonës po aq, tërthorazi, edhe zhvillimit ekonomik. Për këtë të fundit mund të ndikojë sa informimi dhe promovimi në vetvete aq edhe projektet e mundshme në të cilat shkolla mund të përfshihet edhe vetë.
Objektivat specifike ose qëllimet operacionale
1. Informimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës për trashëgiminë kulturore dhe turizmin mjedisor si potenciale të pashfrytëzuara turistike të zonës.
2. Ndërtimi i një faqeje interneti që të promovojë turizmin e zonës duke përfshirë trashëgiminë kulturore dhe turizmin mjedisor
3. Zgjerimi dhe forcimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve në lidhje me këtë çështje si në zonën e Velipojës edhe më gjerë.
Përfituesit e drejtpërdrejtë dhe indirektë
- Përfitues të drejtpërdrejtë nga zbatimi i projektit do të jenë 305 nxënës të shkollës së mesme të Bashkuar “Nikollë Zogorjani dhe 29 mësuesit e kësaj shkollë
- Përfitues indirektë nga zbatimi i të njëjtit project do të jenë prindërit e nxënësve, institucionet vendore dhe anëtarë të tjer të komunitetit të Velipojës.
- Përfitues indirektë do të jenë edhe banorët e komunitetit dhe kushdo tjetër që ka interes për njohjen e zonës, veçanërisht atraksioneve turistike,
Aktorët e angazhuar
Për realizimin e këtij projekti është ngritur një grup i posaçëm pune që ka planifikuar dhe zbatuar aktivitetet e parashikuara në mënyrë periodike.
Pjesë e këtij grupi pune kanë qenë: .
- drejtori i shkollës Shkelzen Malevija.
- mësuesi i gjeografisë Dritan Dyli.
- mësuesja e biologjisë, njëkohësisht drejtuese e klubit të turizmit në programin e shkollës si qendër komunitare (SHQK) Suela Ymeraj.
- mësuesja e gjyhës shqipe dhe letërsisë Etleva Kryeziu.
- psikologia e shkollës Fatjona Haka.
- kryetari i këshillit të prindërve të shkollës Dedë Prela.
- kryetari i bordit të shkollës Arjan Përndrecaj.
- anëtarja e qeverisë së nxënësve Dajana Nika.
Për realizimin e aktiviteteve të projektit janë ftuar ekspertë të ndryshëm dhe është bashkëpunuar me institucionet vendore.
Aktivitetet e projektit
Ky projekt ka kaluar në disa faza zbatimi:
- E para ndër ta ka qenë ajo e studimit të situatës aktuale çka është realizuar përmes intervistave të thelluara me nxënës, mësues dhe prindër si përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit në fjalë.
- Aktivitete të tjera me natyrë praktike kanë qenë 4 sesionet e informimit dhe ndërgjegjësimit të organizuara në shkollë me nxënës, mësues dhe prindër.
- Një tjetër aktivitet me natyrë praktike dhe eksploruese ka qenë ai i vizitave tematike në vende që grupi i punës i ka menduar si hapësira që përfaqësojnë diçka nga trashëgimia kulturore e zonës dhe / ose kanë një rëndësi të caktuar në aspektin mjedisor dhe mund të shfytëzohen në kuadër të turizmit mjedisor. Për habinë e grupit të punës, ndonëse banorë të zonës, një pjesë e mirë e të rinjve nuk i njihnin këto vende.
- Në kuadër të veprimtarive praktike është zhvilluar edhe një ëorkshop me përfaqësuesit e njësisë administrative të Velipojës dhe bashkisë së Shkodrës në të cilin është diskutuar mbi këndvështrimet e të dyja palëve për zhvillimin e turizmit, mënyrat e mundshme të veprimit, hartimin e një plani veprimi etj.
- Një ëorkshop i dytë është zhvilluar me punonjësit e postës së policisë të Velipojës. Tematika ka qenë e ngjashme me atë të ëorkshopit pararendës, por kësaj here është theksuar më shumë roli i policisë në këtë mes. Theksojmë se gjatë workshop-it pala më e interesuar për të mësuar, pvarësisht interesit të ndërsjelltë ka qenë ajo e grupit të punës së shkollës sonë.
- Aktivitet tjetër ka qenë hapja e faqes së ëeb-it që mund të gjendet në linkun www.nikollezogorjani.al në të cilën gjenden një përmbledhje e këtij projekti e shoqëruar me informacione të tjera për shkollën, për gjeografinë dhe traditat e Velipojës. Faqja mirëmbahet nga vetë shkolla dhe përditësohet në vazhdimësi me informacione dhe aktivitete të reja.
- Aktivitet në vazhdimësi është ai i ndërtimit të një moduli të përshtatshëm për kurrikulën shkollore në arsimin parauniversitar qëllimi I të cilit është pikërisht informimi, ndërgjegjësimi dhe edukimi lidhur me turizmin.
Përfundime dhe sugjerime
Organizimi i hapësirës bregdetare të komunës Velipojës është një proces i rëndësishëm dhe kompleks. Territori i Velipojës ka një vendndodhje shumë të mirë bregdetare por të mbetur në zhvillime të pakontrolluara spekulluese dhe shumë larg administrimit dhe planifikimit. Ndaj duhet për momentin edhe ngrirja e ndërtimeve në situatën aktuale, studimi më i kujdesshëm i zonës pak të prekur dhe zgjidhja më e shpejtë e zonës me ndërtime të shumta.
Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit rrugor të komunës është bërë e domosdoshme, kjo për faktin se rrugët janë ne gjendje te keqe. Ndërhyrjet në infrastrukturë do të rrisin aktivitetin ekonomik dhe përmirësimin e jetës. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të ujësjellëit dhe K.U.Z.
Përmirësimi i shërbimit të pastrimit dhe mbrojtjes së ambientit do te ishte nje rekomandim ne lidhje me hapesiren bregdetare te Velipojes. Rritja e popullsisë në mënyrë të vazhdueshme, shtimi i ndërtimeve dhe frekuentimi i madh i plazhit gjatë periudhës së verës e bën të domosdoshëm përmirësimin e shërbimit të pastrimit dhe të mbrojtjes së ambientit.
Qenia zonë turistike bën gjithashtu të domosdoshëm përmirësimin dhe të shërbimeve të tjera si sistemi i ndriçimit publik, ndërtimi i trotuareve, ndërtimi i banjove publike në zonën e plazhit, zhvillimin e sistemit të telekomunikacionit dhe të rritjes së furnizimit me energji elektrike. E gjitha kjo duke ribërë studimin urbanistik te zonës bregdetare dhe të planeve rregulluese