
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikolle Zogorjani”
Aty ku dija bashkohet me natyren.
Rreth nesh
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikolle Zogorjani” është themeluar më 1972 si shkollë e mesme bujqësore. Drejtimi i saj fillimisht i është besuar Pjetër Gjokës i cili është asistuar nga Kolë Vasili në rolin e nëndrejtorit. Emri i shkollës është tribut ndaj Nikolle Zogorjanit, një figure që më 1958 në mënyrë aktive ka krijuar rezistencë të organizuar ndaj regjimit komunist që pak kohë më vonë, më 1959, pasi e zbuloi veprimtarinë e tij e dënoi me njëzet e pesë vjet heqje lirie, pesë vjet humbje të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe me konfiskim të pasurisë. Nga themelimi i saj më 1972 deri më sot shkollën e kanë drejtuar 13 drejtorë duke përfshirë edhe drejtorin aktual. Aktualisht, shkolla mbulon të tre ciklet parauniversitare, AF, AMU dhe AML dhe në varësinë e saj janë edhe dy anekse: Luarzë dhe Mali Kolaj. Shkolla ruan me kujdes marrëdhëniet bashkëpunuese me komunitetin, veçanërisht me prindërit, strukturat qeverisëse dhe organizatat jofitimprurëse. Vitet e fundit një sërë organizatash kanë ofruar bashkëpunimin e tyre i cili është mirëpritur nga drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit e shkollës. Prej vitit të shkuar shkolla është pjesë e programit të shkollave si qendër komunitare.
Përbërja e shkollës
Këtë vit shkollor (2022 – 2023) në total janë 305 nxënës ndër të cilët 154 (50.5%) janë femra, ndërsa pjesa tjetër, 151(49.5%) nxënës, janë meshkuj. Krahasuar me vitin e shkuar kemi 5 nxënës më shumë. Pra, shkolla ka ruajtur një konstante të qëndrueshme përsa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve në vitet e fundit. Numri i nxënësve femra dhe meshkuj dëshmon se edhe barazpesha gjinore është më e kënaqshme se asnjëherë. Sidoqoftë shtojmë se kjo nuk është risi dhe se së paku në vitet e fundit numri i nxënësve meshkuj dhe atyre femra ka qenë i përafërt. Siç është e pritshme, nuk vërehen ndryshime të mëdha në arsimin e prindërve. Shumica e nxënësve janë po ata që e kanë frekuentuar shkollën edhe në vitet e kaluara. Saktësojmë këtu se arsimi i prinërve llogaritur duke deklaruar vetëm arsimin e njërit prej prindërve, atij që ka nivel më të lartë arsimor.
Momente nga aktivitetet tona...










Previous
Next