Rreth Velipojes
Pozita gjeografike e Velipojës
Komuna Velipojë bën pjesë në qarkun e Shkodrës, gjendet në j-p të qytetit të Shkodrës në një largësi prej rreth 24 km prej tij, në v-p kufizohet nga Mali i Zi përgjatë lumit Buna, në lindje nga qarku i Lezhës, në veri nga komuna e Dajçit dhe në jug nga deti Adriatik. Sipërfaqja totale e kom. të Velipojës është 72.4 km2.

Shtrirja e komunës bregdetare Velipojë dhe e njësive përbërëse të saj.
Numri i popullsisë aktuale në tërë komunën e Velipojës është 9.417 banorë, ndërsa dendësia është 69 banorë/km2.. Gjatësia totale e rrugëve komunale është 41.65 km, ku gjatësia e rrugëve të asfaltuara është 26.4 km dhe gjatësia e rrugëve të paasfaltuara 15.25 km.
Shtrirja e rrugëve në komunën e Velipojës
Plazhi i Velipojës ka gjatësi 14,5 km. Shtrirja e plazhit në një kondicion parametrash të tillë krijon mundësi të shumta dhe të pashterrshme shfrytëzimi turistik që nga grykëderdhja e Bunës e deri tek skaji i fushës së Zunkthit (ose siç quhet ndryshe Rëra e Hedhur).
Ballina e plazhit ose ëaterfront merr pamje relativisht të ndryshme nga njëri segment në tjetrin. Kështu në segmentin e plazhit të Velipojës është më pak i pjerrtë e më i qetë për shkak të këtij segmenti pranë një pellgu të ulët apo fushe me lartësi fare të vogël. Përkundrazi në plazhin e Ranës së Hedhun dhe në atë të deltës së Bunës fytyra e plazhit është më e pjerrtë gjë që krijon edhe një thellësi më të madhe të pjesës ujore të plazhit.
Plazhi i Velipojës ka gjatësi 14,5 km. Shtrirja e plazhit në një kondicion parametrash të tillë krijon mundësi të shumta dhe të pashterrshme shfrytëzimi turistik që nga grykëderdhja e Bunës e deri tek skaji i fushës së Zunkthit (ose siç quhet ndryshe Rëra e Hedhur). Ballina e plazhit ose ëaterfront merr pamje relativisht të ndryshme nga njëri segment në tjetrin. Kështu në segmentin e plazhit të Velipojës është më pak i pjerrtë e më i qetë për shkak të këtij segmenti pranë një pellgu të ulët apo fushe me lartësi fare të vogël. Përkundrazi në plazhin e Ranës së Hedhun dhe në atë të deltës së Bunës fytyra e plazhit është më e pjerrtë gjë që krijon edhe një thellësi më të madhe të pjesës ujore të plazhit.

Shtrirja e rrugëve në komunën e Velipojës
Laguna e Vilunit
Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës, shtrihet në rreth 300 ha sipërfaqe,deri në 1 m e thellë dhe vetëm në sektorë të vegjël deri në 2-3 m. Rrethohet nga ligatina, komunikon me detin nërmjet një kanali natyror, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare të korrikut 20 - 22 ºC, ndërsa e shkurtit 5-7 ºC. Ajo është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Gjithashtu aty ka shumë shpendë të shumtë (183 lloje speciesh) migratore dhe të përhershëm, zvarranikë dhe përreth edhe gjitarë : lepur, dhelpër, ujk, der të egër, etj. Të gjithë ata që vuajnë nga reumatizma kanë një arsye më shumë për të zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet e verës. Rëra e saj e pasur me jod njihet për fuqitë kurative, vetë shkodranët e konsiderojnë rëra e dermanit. Edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë në këtë bregdet kanë gjithçka për të kaluar pushime aktive. Rëra është jashtëzakonisht e pastër, e pasur me jod. Nëse shkoni në drejtim të derdhjes së Bunës do të shihni të gjithë njollat e jodit pasi është zona më pak e shfrytëzuar sa i përket plazhit.Në 2016, uji i zonës së Velipojë është çertifikuar si ujë me cilësi të shkëlqyeer nga Organizata Europiane e Mjedisit. Në mbi 14 kilometër plazh në Velipojë, ajo që të tërheq vëmendjen është, përceç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, ose ozonit O3 dhe natyrës mbresëlënëse, njerëzve mikpritës dhe perimeve e frutave që vijnë nga oborret e velipojakëve, është edhe rëra e “zezë”, që në të vërtetë është një rërë ngjyrë kafe e mbyllur. Bregdeti është i mbuluar me një shtresë rëre të imët me ngjyrë të errët, që është e ngopur me jod, një nga përbërësit e saj shërues. Për të kuptuar arsyen e kësaj ngjyre, që ka lidhje me përqendrimin e pazakontë të jodit, duhet pasur parasysh se pjesa më e madhe e buzëdetit të Velipojës, ishte para viteve ’90, një zonë e egër dhe që ruhej si një zonë ushtarake. Shkaku ishte afërsia kufitare në rrugë detare dhe tokësore, me Malin e Zi. Banjot e rërës, apo mbulimi i trupit me rërën e nxehtë përmbi 30 minuta, është një kurim I mirëfilltë dhe që lufton artritet dhe vuajtjet reumatizmale. Ndërsa jodi, është i detit, në rastin e Velipojës, edhe jodi i përqëndruar i rërës së “zezë”, shëron të gjitha llojet e sëmundjeve tiroidale, që lidhen me mungesën e jodit në trup. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse jodi, në natyrë, ndonëse është i përhapur, për të krijuar efektet kurative dhe shëruese, duhet të jetë natyralisht sa më i përqëndruar
Peizazhi i mbrojtur “Lumi Buna-Velipojë”
- Shtrihet në një sipërfaqe 23,027 ha. Gjatësia e lumit Buna është rreth 44 km, ndërsa rënia vetëm 1,2 m/km.
- Gjerësi / 41° 43’ 4” N
- Gjatësi / 19° 35’ 56” E
Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur i lumit Buna ka një sipërfaqe të përgjithshme 23 027 ha, të përbërë nga:
- Gjerësi / 41° 43’ 4” N
- Gjatësi / 19° 35’ 56” E
- Gjerësi / 41° 43’ 4” N
- Gjatësi / 19° 35’ 56” E
- sipërfaqe pyjore dhe shkurrore - 7 799 ha
- sipërfaqe lagunore - 346 ha; duna ranore, bregdetare, - 496 ha
- toka të kripura - 252 ha
- sipërfaqe të tjera (toka bujqësore, zona të banuara) - 14 134 ha
Zona qendrore
Pjesa e lumit Buna dhe brigjet e tij nga bashkimi me lumin Drin deri në fshatin Obot; brigjet e lumit Buna në pjesën perëndimore të rezervatit të Velipojës, nga grykëderdhja e lumit deripërballë skajit verior të ishullit Ada dhe 200 m në brendësi të rezervatit në lindje; ishulli i Franc Jozefit dhe bregdeti në lindje të grykëderdhjes, në gjatësi deri 2 km dhe gjerësi 300 m në det, drejt jugut; pjesa qëndrore dhe veriore e lagunës së Vilunit; gadishulli në plazhin e Baks-Rrjollit dhe një gjerësi 300 m në Jug të vijës bregdetare deri te Rëra e Hedhur; pjesa qendrore e kënetave të Domnit dhe të Murtemzës.

Sektori i grykëderdhjes së Bunës

Sektori qendër i bregdetit të Velipojës

Sektori i lagunës së Vilunit
Vegjetacioni dhe Flora
Ne kete zone flora eshte shume e pasur, populus, salix, pinus, fraxinus, alnus, paliurus, nimphea alba phragmites,juncus etj vlen te permedim nje specie e rralle qe eshte Querqus robur e cila eshte ne rrezik zhdukje. Bimësi pyjore në kuptimin e mirëfilltë, gjejmë në brigjet e lumit në Rezervatin e Velipojës, ishujt Ada dhe Franc Jozef, në fshatrat Reç, Sutjel, Shënkoll dhe në ishullin e Bahçallekut. Bimësia e këtyre sipërfaqeve pyjore përbëhet kryesisht nga disa lloje plepash, shelgjesh, frashëri, dushqesh e gjithashtu nga rrushkulli, akacia, thana, shkoza, marina, etj.
Klima
- Klima është mesdhetare fushore
- Temperatura mesatare vjetore e ajrit - 16ºC - 18ºC
- Mesatarja vjetore e reshjeve - 1600-1800 mm.
- Zona ka 280 – 300 ditë me diell për vit.
Habitatet e rëndësishme
- Grykëderdhja e lumit Buna
- Lagunat bregdetare (Velipoja, Viluni, Martenzës, GjoLulit)
- Duna bregdetare me Juniperus oxycedrus subsp. Macrocarpa
- Pyje bregdetarë të dunave ranore me Pinus halepensis, P. pinea, P.pinaster
Fauna e zonës së “Lumi Buna-Velipojë”
Lumi Buna, rezervati i Velipojës, këneta e Domnit, laguna e Vilunit, janë plot me shpendë. Numri i specieve dhe individëve: Numri më i madh i specieve është 47. Numri më i madh individëve kanë specie Fulica atra (1089) dhe Larus ridibundus (319). Statusi i specieve sipas IUCN: Statusi sipas IUCN 2015 i specieve të shpendëve të numëruara gjatë 2004 – 2015 (aspekti dimeror) në Zonën e Mbrojtur të Lumit Buna (Shqipëri) janë 59 specie (nga totali prej 61 speciesh). lloje të faunës me status kombëtar dhe 36 lloje të faunës me status global (Laguna e Vilunit). Ligatina është një strehë për shpendët migratorë të detit dhe tërheq shumë lloje zogjsh si Kryekuqe, Rosa, Bajzat, Kredharak, Karabullaku, Cafka. Zona është gjithashtu një mjedis I rëndësishëm ushqimi dhe migrimi për pelikanët dalmatë. Në pyll jetojnë kafshë të shumta të egra: lepuri, çakalli, derri i egër, fazani etj. Vertebrorët Në derdhje të Lumit Buna, në thellësi deri 40 m në det, janë gjetur 66 specie peshqish. Speciet më dominante: Mullus barbatus barbuni, Merluçuis merluçius merluci, Spicara smaris maridha, Citharus linguatula paroshja, Lepidotrigla cavillone peshk gjel luspëmadh, Solea solea gjuhëza, Torpedo torpedo peshk elektrik. Njihen 8 specie peshqish që zhvillojnë migrime biologjike në rrugët Deti Adriatik ↔ Lumi Buna + Liqeni i Shkodrës. Mugil cephalus qefulli i verës, Liza ramado qefulli i vjeshtës, Anguilla anguilla ngjala dhe Alosa fallax kubla migratore janë specie me rëndësi për peshkimin. Tursiops truncatus Delfini turishishe preferon brigjet e detrave dhe deltat e lumenjve. Në prodeltën e Lumit Buna delfinët janë parë 8 të tillë, ndërsa përgjatë lumit janë parë 12 të tillë, në stinët e ngrohta Caretta caretta është breshka e detit e gjetur në Lumin Buna afër Muriqanit. Kjo specie breshke vjen brigjeve ranore të detit për të depozituar vezët, por ky rast është i rralle ne Lumin Buna, 7 km afër Shkodrës. Ursus arctos Ariut të murmë është gjetur në pyllin e Majës së Zezë
Karakteristikat territoriale të hapësirës së komunës Velipojë-planet zhvillimore dhe infomaliteti
Zhvillimet dinamike dhe kaotike të territorit në këtë hapësirë rezultuan informale në shumicën e rasteve pas viteve 1990, gjë që solli probleme sociale në rritje që në shumë raste ekzistojnë edhe në ditët e sotme të trashëguara. Në këtë vorbull, ndryshimin më të madh dhe të shpejtë e ka hapësira e plazht të Velipojës, i cili para viteve 1990 kishte vetëm disa kabina dhe 3 hotele. Në fillim të viteve 1990 filloi një fluks ndërtimesh (konstruksione të lehta) për qëllime tregtare. Kjo shpërhapje ndërtimesh pa plan dhe jashtë çdo kriteri solli si pasojë humbjen ose keqmanaxhimin edhe të tokave bujqësore në komunën e Velipojës. Proçesi ishte zinxhir; pra, çdo pronar vepronte po në të njëjtën mënyrë. Më përjashtim të disa rasteve në fshatin Pulaj, nuk ka pasur kthim pronash për ish-pronarët rreth territorit të plazhit.
Evolucioni dhe planet pjesore urbane për komunën Velipojë Mes planeve urbane dhe informalitetit “dominues”
Në vitin 1995 është miratuar një master plan i hartuar nga një studio italiane që parashikonte plazhin e Velipojës–një plazh të turizmit cilësor, me hapësira për fshatra turistikë dhe arkitekturë në përputhje me mjedisin;
Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fshat turistik në Velipojë me sipërfaqe 8.5 ha, miratuar nga KRRTRSH, vendim nr. 8 datë 16.09.2000;
Studim urbanistik për zhvillimin turistik e mbrojtjen e zonës turistike Velipojë, miratuar me Vendim Nr.1 datë. 18.06.2003 nga KRRTRSH-ja;
Nga Instituti i Studimeve e Projektimit, është përgatitur një plan tjetër urbanistik, i cili merr në konsideratë ndërtimet e bëra, por që është i pamiratuar nga KRRTRSH-ja.



Projekti pjesor urbanistik i vitit 1995 / Komuna Velipojë nga Tullio Zinni


Ristudim urbanistik I zhvillimit turistik dhe I mbrojtjes së bregut të detit në Velipojë (Buimi: ISPU, 2003)






Etja e madhe gjatë viteve me pasiguri ekonomike dhe me liri të lëvizjes 1990-2000, çoi në zaptim në masë të tokave shtetërore dhe private, sidomos në zonën bregdetare të Velipojës. Ndërtimet bëheshin pa marrë në konsideratë ligjet e rregullimit të territorit apo të ndërtimit, pa leje nga autoritetet zyrtare, pa infrastrukturën e duhur dhe, shpesh (por jo gjithmonë), në tokë e cila nuk i takonte ndërtuesit. Mungesa e planifikimit dhe kontrollit të efektshëm të ndërtimeve mundësoi ndërtimin e shumë objekteve jashtë të gjithë normave, të cilat tani konsiderohen si jo të ligjshme. Për pasojë, një numër i konsiderueshëm pronash mbeten jashtë tregut formal të pasurive të paluajtshme dhe objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme që nuk mbulohen nga procesi i legalizimit vijojnë të jenë të zbuluara ndaj rrezikut të prishjes




Fotot e mësipërme: ndërtime informale
Sipas një llogaritje të bërë, në komunën Velipojë rezultojnë rreth 2000 ndërtime pa leje (1253 në proçes legalizimi), të përqendruara në zonën e plazhit si dhe gjatë rrugës së Vilunit. Këto janë ndërtime kaotike dhe jo në përshtatje arkitektonike. Ato janë përgjithësisht nga 1 deri në 5 kate. Braktisja e zhvillimit urban të plazhit brenda zonës ekzistuese të masterplanit në duart e forcave të tregut, ka bërë që zhvillimi i zonës të jetë shumë larg administrimit dhe riplanifikimit në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm Braktisja e zhvillimit urban të plazhit brenda zonës ekzistuese të masterplanit në duart e forcave të tregut, ka bërë që zhvillimi i zonës të jetë shumë larg administrimit dhe riplanifikimit në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Po kështu, ndërtimet frenetike jashtë çdo kapaciteti kanalizimesh të ujërave të zeza apo të bardha, derdhja e tyre në gropa septike apo edhe drejt e në det në disa pika të vijës bregdetare, ka dëmtuar rëndë cilësinë e pastërtisë së detit dhe të rërës në hapësirën bregdetare të Velipojës. Mbi të gjitha, theksojmë se këto ndotje që depozitohen nën tokë, sikurse theksojnë sot specialistët e ekologjisë, mund të prekin edhe napën ujore nëntokësore dhe prej andej rrezikojnë të infektojnë, siç japin alarmin në raportet e tyre drejtues të ndryshëm të administratave lokale, gjithë elementet e eko-sistemit, pa evituar që në të ardhme të na shfaqet rreziku i infektimit të qëndrueshëm në këtë zonë.
Çështja e pronësisë dhe fragmentarizimi ekstrem i tokës
Prona publike pa inventar në këtë komunë bregdetare, shpesh herë është trajtuar si pronë private duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe normat. Megjithëse proçesi për regjistrimin ka filluar prej 18 vitesh, ende nuk ka përfunduar, dhe janë prodhuar me qindra vendime për inventarizimi dhe transferim të pronës publike, tek qeverisja vendore apo institucione të tjera publike, por që në të shumtën e rasteve kanë mangësi lidhur me informacionin hartografik, i cili edhe në rastet kur nuk mungon, është i pasaktë. Fragmentarizimi ekstrem i tokës në komunën Velipojë dhe mungesa e të dhënave mbi llojet dhe kategoritë e tokës, vështirëson zhvillimin e territorit, pengon investimet në ndertim dhe turizëm, dhe ne shume raste mbetet për t’u vlerësuar impakti që mund të sjellë edhe në mjedis. Mungesa e një standardi unik hartografik, përdorimi i bazave të ndryshme hartografike nga institucione të ndryshme, është një problem që kërkon masa urgjente, sepse jo vetëm që rrit në mënyrë fiktive problemet e mbivendosjes së pronave por prodhon edhe konflikte të karakterit ligjor e administrativ.

Planvendosja e pronësise sektori Velipojë/Qendër plazhi (Burimi: ASIG, 2014)

Planvendosja e pronësisë sektori Velipojë/Rezervati / (Burimi: ASIG, 2014)

Planvendosja e pronësisë sektori Velipojë/laguna e Vilunit (Burimi: ASIG, 2014)
Ndërhyrja në rrjetin rrugor të komunës është bërë e domosdoshme, kjo për faktin se rrugët nuk janë të asfaltuara dhe të shtruara me çakull. Kjo ndërhyrje do të rriste aktivitetin ekonomik dhe përmirësimin e jetës. Ndërtimet e pakontrolluara dhe mungesa e zbatimit të planit të zhvillimit të plazhit, kanë bërë që rrugët hyrëse për në plazh si dhe rrugët e brendshme që lidhin qendrën e plazhit ose rrugën kombëtare me hotelet, janë të vështira për tu përshkuar dhe mirëmbajtur. Ndaj mund të thuhet se mungon rrjeti rrugor i komunikimit në territorin e plazhit, rrugët e brendshme janë pjesërisht të shkatëruara dhe në ditët me shi bëhen pothuajse të pakalueshme


Përsa i përket sistemit të ujërave të bardha e të zeza, furnizimi me ujë për komunën Velipojë bëhet nga fshati Trush, nga një largësi prej 12 km. Rrjeti i ujësjellësit është me sistem pompash me ngritje mekanike, sistem depozitimi dhe sistem me rrjedhje të lirë. Në komunën Velipojë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza. Në të gjithë komunën përdoren gropat septike, sipas modelit më të keq të tyre dhe numri i tyre është pothuajse i barabartë me numrin e shtëpive. Çdo familje grumbullon ujërat e zeza në gropa septike individuale. Familjet që banojnë në pallate, (Ças:12 pallate, Reç i Ri:13 pallate dhe Velipojë 10 pallate) kanë sisteme me gropa septike të përqendruara. Në këto mjedise ujërat e zeza shpërthejnë dhe dalin përgjatë rrugës, duke paraqitur rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektuese. Kjo “zgjidhje” është jashtë të gjithë standarteve dhe përbën rrezik edhe për ujërat nëntokësorë dhe zonën e plazhit. Një problematikë tjetër është çështja e mbetjeve urbane. Edhe pse komuna deklaron se ajo mbulon 100% të zonës së mbetjeve me shërbim të rregullt (mbledhja e përditshme e mbetjeve) dhe se ka mbuluar pjesën më të madhe të PGM‐ve të zonës urbane, ka ende mangësi me infrastrukturën e mbetjeve. Në zonën e mbetjeve ka numër të pamjaftueshëm të kazanëve dhe pirgjet e mbetjeve dergjen në tokë, kryesisht rreth e rrotull kazanëve apo në pikat e dëmtuara prej betoni. Eshte e nevojshme të organizohet një shërbim të rregull pastrimi (çdo ditë në zonën qendrore dhe më pak e shpeshtë në zonat e tjera) gjatë sezonit veror (qershor‐shtator). Edhe këtu, pranë rrugëve dhe zonës së gjelbër kërkohen vendosja e koshave të vegjël rrugorë për të mbledhur çdo ditë mbetjet.

Planvendosja e pikave te grumbullimit

Orientimi i hapësirës së Velipojës nga një zonë periferike drejt një zonimi funksional
Fragmentizimi dhe “Kërpudhëzimi” i territorit të bregdetit të Velipojës me ndërtime spontane apo individuale dëmton rëndë dhe asfikson potencialin e zhvillimeve të saj. Një ndarje e re administrativo-territoriale do të ishte një instrument për të orientuar këtë hapësirë nga një zonë periferike me shfrytëzim sezonal, drejt një zone funksionale urbane, duke u bazuar në trinomin hapësirë gjeografike-popullsi-zhvillim ekonomik i territorit. Në këtë kuptim “zona funksionale Velipojë” do të jetë njësia administrative e organizuar rreth një qendre urbane si Shkodra që ka numrin më të lartë të popullsisë, krahasuar me qendrat e tjera brenda zonës dhe ka mundësi për ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve publike që duhet të ofrojë një njësi vendore. Zona bregdetare e Velipojës e lidhur me qytetin e Shkodrës, paraqet interes të veçantë si nga ana e përmbajtjes, funksionit dhe kapacitetin vendimarrës mbi territorin, ashtu edhe nga pikëpamja vizuale për plotësimin sa më të mirë të panoramës së qytetit.

